Maqedoni

Mjeti shpërthyes hedh në erë bankomatin, policia ndodhet në teren

06.06.2023 09:58

Një incident ka ndodhur herët në mëngjesin e sotëm në lagjen “Butel” të Shkupit...

Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Butel” të Shkupit në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”. Mësohet se me anë të një mjeti shpërthyes, një bankomat është hedhur në erë.
 
Pjesëtarët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë filluar kontrollet. Sipas të dhënave fillestare të policisë “Më datë 06.06.2023 në ora 03:38 të mëngjesit është raportuar se në rrethinën e Çairit, katër persona të cilët kanë ardhur me një automjet, kanë vendosur një mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por kanë dështuar.”, thonë nga Ministria e Brendshme.
 
Nuk ka persona të lënduar. Po vijon hetimi nga ana e policisë dhe po merren masat për zbardhjen e rastit.