Futboll
Prishtina fiton Kupën e Kosovës
06.06.2023 11:46
Skuadra e Prishtinës e ka mbyllur me trofe edicionin 2022/23 në futbollin e Kosovës...

Prishtina, të hënën mbrëma ka triumfuar në Kupën e Kosovës pasi në finale e mposhti skuadrën e Gjilanit.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të Prishtinës.
Për Prishtinën, ky është trofeu i tetë i fituar në këtë garë dhe i pari që nga viti 2021 kur triumfoi në Superligën e Kosovës.
