Futboll
Publikohet formacioni më i mirë i Kombëtares sipas statistikave
06.06.2023 11:48
Duke u bazuar në atë që lojtarët e Kombëtares shqiptare prodhuan gjatë këtij sezoni futbollstik...

Duke u bazuar në atë që lojtarët e Kombëtares shqiptare prodhuan gjatë këtij sezoni futbollstik, emisioni “Analizë Kuq e Zi”, nën moderimin e Sokol Xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i Shqipërisë.
Në bazë të statistikave, kuqezinjtë rreshtohen me formacionin 4-3-3 teksa pozicioni i portierit i takon ElhanKastratit.Gardiani që aktivizohet me Cittadellën në Serie B, u shpall edhe si lojtari më i vlerësuar nga ana e tifozëve të klubit italian.Në mbrojtje, ka vend për ElseidHysajn që me Lazion e tij garantoi pjesëmarrjen në ChampionsLeague sezonin e ardhshëm, po ashtu për Berat Gjimshitin e Atalantës, Ardian Ismajlin e Empolit si dhe Ivan Balliun e RayoVallecanos.
Në mesfushë, është treshja Amir Abrashi, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.I pari është titullar i Grasshopers në Zvicër, ndërsa i dyti është pjesë e Interit dhe pavarësisht mungesës së minutave është vlerësuar sa herë është aktivizuar, pa harruar që me zikaltrit ka mbërritur në finalen e ChampionsLeague.Sa i takon Ramadanit, edhe ai është titullar fiks me Aberdeen në Skoci, duke rezultuar një “busull” për skuadrën e tij.
Në sulm, i padiskutueshëm MyrtoUzuni kampion me Granadën në LaLiga 2.Beratasi shënoi 23 gola duke e udhëhequr skuadrën drejt rikthimit në elitën spanjolle.Nga ana tjetër, ka vend edhe për Taulant Seferin që ka shënuar deri më tani 13 gola në Ukrainë me VorsklaPoltavën, ndërsa në majën e ofensivës është Sokol Cikalleshi që ka vazhdimësinë e minutave në Arabinë Saudite, por edhe golat (10) me skuadrën e Al-Khaleej.
