Maqedoni

Banka NLB-Butel, një bankomat u hodh në erë me eksploziv

06.06.2023 13:39

Në komunën e Butelit të Shkupit mëngjesin e sotëm para orës katër të mëngjesit...

Në komunën e Butelit të Shkupit mëngjesin e sotëm para orës katër të mëngjesit, një bankomat i Bankës NLB u dëmtua plotësisht nga një mjet shpërthyes. Autoritetet lokale, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, kanë dalë në vendngjarje për të hetuar dhe dokumentuar ngjarjen.
 
Sipas burimeve të policisë, lënda shpërthyese u vendos herët në mëngjes nga katër persona të cilët tentuan të marrin para nga bankomati. Megjithatë, ata nuk arritën në qëllimin e tyre dhe shpërthyesi dëmtoi bankomatin në mënyrë të përgjithshme. Nga ky incident nuk rezultuan të lënduar, mirëpo janë raportuar dëmtime në tre vetura që ndodheshin në afërsi të bankomatit.
 
“Më datën 06.06.2023 në ora 03:38 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit, katër persona të cilët kanë ardhur me veturë kanë vendosur një mjet shpërthyes në një bankomat dhe kanë tentuar të marrin para, por nuk kanë arritur. Nga shpërthimi janë dëmtuar tre automjete. Nuk ka persona të lënduar.”, thuhet në informacionin e MPB-së.
 
Ndërsa hetimet vazhdojnë, banorët dhe bizneset në zonë janë të shqetësuar për rritjen e incidenteve të tilla dhe kërkojnë masat e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit.
 
SEDAT SELIMI