Maqedoni

Arsim, Shaqiri: Punojmë që librat të dorëzohen në kohë

06.06.2023 14:23

Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, informoi se po bëhen përpjekje...

Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, informoi se po bëhen përpjekje që të gjitha librat për vitin e ardhshëm shkollor t’u dorëzohen nxënësve në kohë, duke pasur parasysh ngecjet e shkaktuara dhe mungesën e librave për vitin shkollor që po lëmë pas. 
 
Shaqiri pranoi se ka pasur problem edhe me miratimin e librave gjatë shtypjes, por edhe me mungesën e paraqitjes së autorëve. Këtë vit janë shtypur edhe 26 tituj për arsim profesional, libra që kanë munguar për pothuajse 10 vite.
 
“Të gjitha librat e klasës së parë, të dytë, katërt dhe pestë janë miratuar dhe kemi filluar procedurën, e cila do të mbarojë shumë shpejtë. Nuk mund t’i parashikoj procedurat e tjera, megjithatë nëse gjithçka mbaron sipas afatit të paraparë kohor, të gjitha librat do të dorëzohen në kohë.”, - deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
 
Ministria dhe Sindikata e pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës realizuan takim me Organizatën ndërkombëtare për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve me seli në ShBA dhe me përfaqësues të Federatës amerikane të arsimtarëve, ku u bisedua për temat aktuale në arsim.
 
“Biseduam rreth reformave që Ministria e Arsimit i bën kohëve të fundit, për afrimin e sistemit arsimor të Maqedonisë me sistemet e zhvilluara të arsimit, në mesin e të cilëve arsimi në ShBA. Biseduam për kuadrin arsimor dhe profesional, i cili punon në arsim, edukimi i tyre profesional, avancimi në karrierë etj..”, - theksoi kryetari i Sindikatës së pavarur të Arsmit, Shkencës dhe Kulturës, Joakim Nedelkov.
 
Kompensimi për një autor të librit nuk paguhet menjëherë, por në disa faza dhe kjo sipas Ministrisë së arsimit është një nga arsyet se pse autorët dorëhiqen gjatë procesit apo fare nuk paraqiten.
 
FLORIJE KAMBERI