Maqedoni
Renovime në Klinikën e endokrinologjisë, kushte më të mira për pacientët
06.06.2023 15:07
Një pjesë e madhe e Klinikës endokrinologjike përfshirë repartin e diabetit dhe çrregullimeve metabolike...

Një pjesë e madhe e Klinikës endokrinologjike përfshirë repartin e diabetit dhe çrregullimeve metabolike i është nënshtruar një renovimi dhe do të jetë në funksion të pacientëve.
Drejtori i kësaj klinike, Argjent Muça, theksoi se renovimi përfshinë dritare të reja, shtretër spitalorë, instalim të ri dhe ndriçim duke ua lehtësuar kushtet pacientëve për trajtime më adekuate.
“Gjatë kësaj periudhe tre mujore arritëm që të rinovojmë një pjesë të madhe të ambulancave në qendrën për diabet ku trajtojmë në ditë mbi 200 pacientë dhe gjithashtu komplet laboratorët siç është laboratori imunologjik, biokimik, si dhe qendra për edukim për senzorë dhe për pompa të insulinës. Gjithashtu, reparti ku janë të hospitalizuar pacientët me diabet dhe sëmundje tjera endokrinologjike, ku u rinovua pjesa më e madhe e repartit.”, - deklaroi drejtori i Klinikës së endokrinologjisë, Argjent Muça.
Me këtë rast, ministri Mexhiti tha se kjo do të ndikojë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor.
“Jemi duke bërë përpjekje maksimale hap pas hapi për të ndryshuar gjërat në interes të pacientëve dhe punonjësve të shëndetësisë që punojnë këtu. Rinovimi përfshin dritare të reja, shtretër spitalore, dysheme, instalim të ri dhe ndriçim. Bëhet fjalë për një investim total prej 8 milion denarësh mjete nga buxheti i klinikës me çka kemi edhe shembull të menaxhimit të mirë të një institucioni shëndetësor.”, - u shpreh ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se do t’i verifikojë pohimet nëse sërish nuk ka terapi për pacientët në Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi, edhe pse në fund të muajit të kaluar ai deklaroi se të gjitha barërat për të sëmurët nga kanceri janë të disponueshme.
VLORA LATIFI TOPOJANI
