Postecoglou emërohet trajner i Totënhemit

06.06.2023 15:48

TottenhamHotspur ka konfirmuar se për katër vitet e ardhshme ekipi do të drejtohet nga australiani me origjinë greke...

TottenhamHotspur ka konfirmuar se për katër vitet e ardhshme ekipi do të drejtohet nga australiani me origjinë greke, Angelos “Ainge” Postecoglou.Ai vjen në Londrën e Veriut nga Glasgoë, ku drejtoi Celticun për dy sezonet e fundit.DanielLevy, njeriu i parë i Tottenhamit, ka shpjeguar arsyet e sjelljes së australianit.
 
“Angelos forcon futboll të shpejtë dhe sulmues. Ai di të zhvillojë lojtarë të rinj dhe këmbëngul për një marrëdhënie me akademinë, e cila është shumë e rëndësishme për klubin tonë. Jemi të kënaqur që ai ka pranuar ofertën tonë”, është shprehurLevy.
 
Tottenham ka paguar dëmshpërblim prej 5.800.000 euro për trajnerin e ri, pasi i kishte mbetur edhe një vit nga kontrata me Celticun skocez.Postecoglou drejtoi kombëtaren australiane nga viti 2013 deri në vitin 2017. Në vitin 2014 ishte në Kupën e Botës në Brazil me Australinë, ndërsa në vitin 2015 fitoi kampionatin aziatik. Ai ishte kampion i Japonisë në vitin 2019 me Yokohama Marinos.Te Celtic mori drejtimin në vitin 2021 dhe fitoi dy tituj të kampionit, dy kupa dhe një Kupë të Ligës.