Botë

Tërmet në Spanjë

23.02.2015 19:36

Një tërmet me intensitet prej pesë ballëve e goditi sot Spanjën, kumtoi Instituti gjeofizik amerikan...

Dridhja ka qenë me epiqendër në afërsi të qytetit Osa de Montiel, 170 kilometra në jug të Madridit dhe në thellësi prej 15 kilometrave.
 
Ndërtesat në Madrid janë lëkundur, thonë dëshmitarët okularë.
 
Tani për tani nuk ka informacione për viktima dhe dëme materiale. Sipas sizmologëve spanjollë, dridhja ka qenë me intensitet prej 5,2 ballëve./mia