Maqedoni

Shpërthimi i digës nga rusët sjell pasoja shkatërruese në Ukrainë, Kievi dhe Moska me akuza të ndërsjella

06.06.2023 16:52

“Terroristët nuk do ta ndalin Ukrainën as me ujë e as me projektime.”....

“Terroristët nuk do ta ndalin Ukrainën as me ujë e as me projektime.”, tha presidenti Zelensky, i cili thirri një mbledhje urgjente, për shkak të shkatërrimit të digës “Nova Kakhovka” në Kherson. Dhjetëra mijëra njerëz janë në zonën kritike në bregun e djathtë, ka përmbytje në tetë zona përgjatë rrjedhës së Dnieper. Popullsia po evakuohet, ndërsa Moska dhe Kievi fajësojnë njëra-tjetrën për shembjen e digës që furnizon me ujë Krimenë dhe termocentralin në Zaporozhye.
 
Pala ukrainase akuzoi Rusinë për nxitjen e frikës për luftë bërthamore dhe Kremlini pretendon se Kievi po përpiqet të defokusojë opinionin nga kundërofensiva e dështuar.
 
“Ushtria ruse kreu një sulm terrorist, hodhën në erë digën e Kharkiv. Për gjashtë orë, uji do të arrijë një nivel kritik. Evakuimi në një vend të sigurt ka filluar.”, - deklaroi shefi i administratës, Kherson, Oleksandar Prokudin. 
 
“Kjo është sabotazhë nga pala ukrainase. Kjo mund të ketë pasoja serioze. Është e qartë që kjo sabotazhë bëhet me qëllim për të privuar Krimenë nga uji.”, - theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
 
Shkatërrimi i digës është ndoshta fatkeqësia më e madhe teknologjike në Evropë në dekadat e fundit dhe një krim i rëndë i luftës, potencuan Stoltenberg dhe Sholc.
 
“Shkatërrimi i digës Kahovska kërcënon jetën e mijëra civilëve dhe shkakton edhe dëm serioz ekologjik. Ky është një akt i tmerrshëm që tregon brutalitetin e ushtrisë ruse në Ukrainë.”, - u shpreh sekretari gjenaral i NATO-s, Jens Stoltenberg. 
 
“Ky është një tjetër krim në Ukrainë nga ushtarët rusë. Është pjesë e luftës që synon civilët, qytetet, fshatrat, spitalet, shkollat, infrastrukturën që nuk mund ndërlidhet me betejën për  luftë. Kjo ka një dimension të ri, por i përshtatet mënyrës se si Putini po e udhëheq këtë luftë.”, - theksoi kancelari gjerman, Olaf Sholc.
 
Njerëzit në zonat e kërcënuara kanë një mendim të ndarë për kërcënimin e mundshëm. Disa njerëz refuzojnë të largohen nga rajoni.
 
“Unë nuk jam duke u evakuuar, nuk do të mbërrijë këtu.”, - tha një qytetar. 
 
“Rusia përsëri kreu një sulm terrorist. Nuk duhet të kemi panik, do të presim vendimin e autoriteteve.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
 
Diga 30 metra e lartë dhe 3.2 kilometra e gjatë është ndërtuar në vitin 1956 në lumin Dnieper, si pjesë e hidrocentralit Kakhovka.
 
FLUTURA LATIFI