Botë

Bullgaria fitoi Qeveri të rregullt në koalicion me rivalët Petkov dhe Borisov

06.06.2023 17:15

Pas dy vitesh pushtet të paqëndrueshëm, një Qeveri e rregullt u zgjodh me 131 vota në Parlamentin bullgar....

Pas dy vitesh pushtet të paqëndrueshëm, një Qeveri e rregullt u zgjodh me 131 vota në Parlamentin bullgar. Ajo do të udhëhiqet nga akademiku Nikollaj Denkov, i cili ishte propozim i partisë “Ne vazhdojmë me ndryshimet” e ish-kryeministrit Kiril Petkov. 
 
Megjithëse ishin rivalë të zemëruar me Petkovin, partia GERB e Bojko Borisovit merr pjesë gjithashtu në Qeveri. Marrëveshja e koalicionit u arrit përmes një zgjidhjeje për kryeministër me rotacion. Në nëntë muajt e parë,  Qeverinë do ta udhëheqë  Denkov, përparësitë e të cilit janë hyrja në zonën Shengen dhe reformat në Gjyqësor. Në nëntë muajt e dytë, kryeministër do të jetë propozimi i Borisovit – ish-komisionerja evropiane, Marija Gabriel.
 
“Sot është dita për të zgjedhur një Qeveri, që ka ekspertizën dhe guximin për të marrë vendime të rëndësishme dhe për të marrë përgjegjësi. Në javët e fundit, grupet parlamentare GERB dhe ne vazhdojmë me ndryshimin. Kanë bërë përpjekje për të shmangur rrezikun e organizimit të zgjedhjeve të gjashta parlamentare në dy vjet, me të cilat nuk do të kishte ndonjë ndryshim të rëndësishëm në rezultat. Ka pasur kompromise nga të dyja palët.”, deklaroi kryeministri i ri bullgar, Nikollaj Denkov.