Botë

Erdogan mbledh qeverinë e re, ministrat betohen edhe përpara Ataturkut

06.06.2023 19:57

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan mbajti mbledhjen e qeverisë së re pas ceremonisë së betimit për mandatin e tij të tretë në krye të vendit....

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan mbajti mbledhjen e qeverisë së re pas ceremonisë së betimit për mandatin e tij të tretë në krye të vendit.
 
Ministrat e rinj dhe zyrtarë të tjerë të lartë vizituan më parë dhe mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturk, i cili konsiderohet si themelues të Republikës moderne turke.
 
Erdogan i caktoi ministrat e rinj të kabinetit të dielën e kaluar, ku ra në sy se pjesa më e madhe e anëtarëve të kabinetit ishte zëvendësuar, përfshirë këtu dhe kryediplomatin Cavusoglu.