Botë
ShBA, të shtëna gjatë diplomimit të nxënësve
07.06.2023 09:58
Dy nxënës janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë ceremonisë së diplomimit në një gjimnaz...

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat që ndodhën gjatë një ceremonie të diplomimit të shkollës së mesme në Richmond, Virxhinia.
Zyrtarët e shkollës thonë se të shtënat ndodhën gjatë një ceremonie për shkollën e mesme “Huguenot”, shkruan BBC.
Një tjetër diplomim i planifikuar për të martën u shty dhe të gjitha klasat janë anuluar të mërkurën.
“Të vrarët janë një 18-vjeçar, i cili ishte pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar.”, thotë policia.
Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre. Një i dyshuar 19-vjeçar është marrë në paraburgim, sipas shefit të policisë së përkohshme të Richmond, Rick Edwards.
Ai tha se policia beson se ai e njihte të paktën njërin nga viktimat.
