Botë
Shpërthimi i digës, raportohet për 7 të zhdukur
07.06.2023 11:04
Të paktën shtatë persona rezultojnë të zhdukur pasi ujërat nga diga e shkatërruar, Nova Kakhovka...

Të paktën shtatë persona rezultojnë të zhdukur pasi ujërat nga diga e shkatërruar, Nova Kakhovka, përmbytën zonat e afërta, tha të mërkurën kryebashkiaku i qytetit Nova Kakhovka, agjencia ruse e lajmeve “TASS”.
“Nga shtatë persona që i njohim me siguri janë të zhdukur.”, tha kryetari i bashkisë së Nova Kakhvovka, Vladimir Leontiev.
Më shumë se 900 njerëz u evakuuan të martën nga qyteti i kontrolluar nga Rusia me rreth 45.000 banorë, i cili ndodhet në bregun e majtë të lumit Dnipro. Zyrtarët ukrainas thanë se rreth 80 komunitete në rajonin e Khersonit janë në rrezik të përmbytjes.
