Botë

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Urgjente, zgjidhja e krizës në veri të Kosovës

07.06.2023 12:54

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të përbashkët...

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të përbashkët me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
 
Lajçak përmes shkrimit në Twitter ka thënë se kanë pasur diskutime të gjata me Vuçiqin, në takimin e së martës në Beograd.
 
“Në Beograd, Escobar dhe unë patëm diskutime të gjata me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për gjendjen komplekse të serbëve në Kosovë. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme dhe nevojitet urgjentisht një zgjidhje politike për krizën aktuale. Ne e vlerësuam gatishmërinë e tij për të kontribuar në të.”, ka shkruar ai.