Shkup: 9-të fatkeqësi komunikacioni, kaçubeti mënjanoi 71 automjete

24.02.2015 10:19

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Qytetit të Shkupit, nga ana e policisë së trafikut është kryer ekspertizë e gjithsejt nëntë fatkeqësive në komunikacion...

Prej tyre, shtatë janë me pasoja të dëmit material dhe një me pasoja lëndime trupore, në të cilën lëndime më të lehta trupore kanë marrë një vozitës i automjetit motorizues dhe dy bashkëudhëtarë.

Ndodhi edhe një fatkeqësi me pasoja të lëndimeve të rënda trupore, në të cilën lëndime të rënda ka marrë një vozitës, ndërsa lëndime më të lehta kanë marrë një vozitës dhe dy bashkëudhëtarë.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 35 vozitës, të cilët nuk e kanë respktuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes. Pesë vozitës të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njejtët janë përjashtuar nga komunikacioni dhe pesë vozitës të cilët nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit rrugor në udhëkryqe.

Me ndihmën e automjetit të popsaçëm "kapubeti" gjatë ditës së djeshme, ng ana e policisë së trafikut janë mënjanuar 71 automjte të cilat e kanë penguar rrjedhën normale të komunikacionit.

Sot, Sektori për preventivë pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup do të vazhdojë me ciklin e dytë të ligjëratave edukative në shkollat e mesme me temë "Ndikimi i alkoolit, drogë dhe substncave psikotropike ndaj sigurisë në komunikacionin rrugor" m nxënësit e viteve të para dhe të dyta.

Sot, me fillim në orën 12:00, një grup i qytetarëve do të organizojnë marsh të qetë protestues lidhur me rastin Tamara Dimovska. Marshi do të fillojë para FSSHM, prej ku pjesëmarrësit do të drejtohen përmes bulevardit "Koço Racin" përgjatë rrugës "11 Tetori" dhe rrugës "Dimitrija Çupovski" dhe prëgjatë rrugës "Maqedonia"drejt Muzeut të Qytetit të Shkupit, vazhdon nëpër rrugën "Shën Cirili e Metodi" nëpër bulevardin "Maqedonia", dhe nëpër rrugën "Divizioni i 50-të" deri në ndërtesën e Minsitrisë së Shëndetësisë.

Në orën 17:30 në QS "Boris Trajkovski", në kuadër të SEHA ligës do të luhet ndeshje ndërkombëtare në hendboll ndërmjet Metalurgut dhe Zagrebit të Kroacisë. Me qëllim të zhvillimit të sigurtë dhe të papengueshëm të këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin dhe kahëzimin e komunikacionit.