Maqedoni

Shefi i OSBE-së, Bujar Osmani i dorëzon Kosovës e Serbisë propozimin 9-pikësh

07.06.2023 13:16

Kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani...

Kryetari i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka bërë me dije se propozimi i tij për deeskalim dhe normalizim të situatës në Kosovë është dorëzuar në misionet në Beograd dhe Prishtinë.
 
Ai sqaron se plani prej nëntë pikash nuk është plan i OSBE-së, por i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe atij si kryetar i OSBE-së.
 
“Roli im si kryetar i OSBE-së është të ofroj një zgjidhje për de-përshkallëzimin. OSBE-ja është në thelb një platformë për dialog, komunikim. Kemi dy operacione të mëdha, një në Prishtinë dhe tjetrin në Beograd.”, tha Osmani.
 
Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, më herët publikoi në Twiter planin me nëntë hapa për de-përshkallëzimin dhe normalizimin e situatës në veri të Kosovës, një plan që ka për qëllim arritjen e paqes dhe stabilitetit të përhershëm në veri të Kosovës dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe procese demokratike.