Futboll

Zbulohen detaje për largimin e Maldinit

07.06.2023 12:33

Legjenda Paolo Maldini u largua nga Milani, e pas kësaj, sot mediat italiane publikuan detaje...

Legjenda Paolo Maldini u largua nga Milani, e pas kësaj, sot mediat italiane publikuan detaje se pse ndodhi kjo ndarje befasuese. Sipas atyre, Maldini dhe pronari i klubit, Gary Cardinale, janë konfliktuar dhe kanë arritur në përfundimin se nuk mund të bashkëpunojnë tutje.
 
Me atë është larguar edhe drejtori Masara, e spekulohet se shkak për këtë është bërë buxheti prej vetëm 50 milionë eurosh i siguruar nga shefi për periudhën e transferimeve të verës, i cili sipas tandemit ka qenë shumë i vogël.
 
Megjithatë, ky nuk ishte problemi i vetëm, pasi Cardinale thuhet se i ka thënë Maldinit edhe për gabimet në afatin kalimtar të fundit, veçanërisht nënshkrimet e Origi dhe De Ketelaar.
 
Në të njëjtën kohë, Maldini e konsideroi trajnerin Pioli përgjegjës për rezultatet e dobëta në kampionat, ndonëse në fund Milani siguroi një vend në Champions League (për shkak të dënimit prej 10 pikësh ndaj Juventusit), për këtë arsye ai konsideroi se një ndryshim në krye të bankinës ishte i nevojshëm, Cardinale nuk mendoi njësoj, kështu që palët u ndanë.