Futboll
Fiorentina – Uest Ham në finalen e Conference League
07.06.2023 12:40
Fiorentina, skuadra më efikase në kompeticion këtë sezon, do të takohet me Uest Hamin...

Fiorentina, skuadra më efikase në kompeticion këtë sezon, do të takohet me Uest Hamin e pamposhtur në finalen e sotme të Ligës së Konferencës në Pragë. Të dy klubet sonte nga ora 21:00 në ndeshjen finale në kryeqytetin çek Pragë, kanë shansin për një sukses të dytë evropian, pas një pushimi prej më shumë se gjysmë shekulli.
Trofeu i vetëm evropian i Fiorentinës është ai i Kupës së Fituesve të Kupave në 1961, kur mundi Glasgou Rangers 4-1 në total në finale gjatë dy ndeshjeve. Uest Ham fitoi të njëjtin trofe katër vjet më vonë, duke mposhtur Munich 1860 2-0 në finalen e luajtur në stadiumin Wembley.
Që atëherë, asnjë nga finalistët e Ligës së Konferencës nuk ka fituar asnjë kupë evropiane. Në Pragë, Fiorentina do të bëhet klubi i parë që do të shfaqet në të katër finalet kryesore të Kupës Evropiane.
Këtë sezon, Fiorentina luajti 14 ndeshje në Ligën e Konferencës (gjashtë në fazën e grupeve dhe tetë në pjesën eliminatore), shënoi gjithsej 36 gola (14 në grup dhe 22 në pjesën eliminatore) dhe regjistroi 10 fitore, një barazim dhe tri disfata, me gola-diferencë totale 36-16.
Nga ana tjetër, Uest Ham luajti 12 takime (si vendi i parë në grup, kapërceu play-off-in për të hyrë në fazën e 16-të) dhe regjistroi 11 fitore dhe një barazim, me një total golash diferencë 27-7. Ndeshja finale e Conference League mes Fiorentinës dhe Uest Hemit, do të zhvillohet sonte në Pragë të Çekisë dhe do të referohet nga arbitri spanjoll Carlos Del Grande.
