Futboll
Benzema prezantohet te Al Itihad
07.06.2023 12:45
Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, u prezantua te Al Itihad...

Fituesi i “Topit të Artë”, Karim Benzema, u prezantua te Al Itihad, pak orë pasi njoftoi lamtumirën nga klubi i Real Madridit.
“Benzema është këtu! Një tigër i ri do të hungërijë! Mirë se erdhe në Itihad!” ishte njoftimi zyrtar në Twiter i klubit saudit.
Ndërkohë që sulmuesi francez në mesazhin e tij të parë për tifozët e klubit tha: Jam i emocionaur që t’ju shikoj në Xhedah!
Fituesi i Topit të Artë i dha lamtumirën klubit të Real Madridit, në një ceremoni të vogël, private pas 14 viteve, ku ai fitoi trofe të rëndësishëm dhe kontribuoi me golat e tij.
Benzema ka firmosur me klubin rival të Cristiano Ronaldos dhe Al-Nassr, Al-Ittihad që është edhe kampion i Arabisë Saudite, deri në vitin 2026, ndërsa bomberi 35-vjeçar do të fitojë pothuajse 200 milionë euro paga neto për sezon, përfshirë marrëveshjet komerciale.
