Escobar dhe Lajçak në Beograd, Vuçiq premton daljen e serbëve në zgjedhje
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar....

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, kanë marr premtimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq se do të angazhohet për daljen e serbëve në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, kurdo që të shpallen ato.
Pas takimit me presidentin serb Vuçiq, i dërguari amerikan Escobar tha se situata në Kosovë duhet të de-përshkallëzohet, që kryetarët e komunave të largohen nga ndërtesat administrative, policia e Kosovës të tërhiqet nga afërsia e atyre ndërtesave, demonstruesit të largohen nga zona dhe serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme pa kushte. Ndërsa, përsëriti qëndrimin edhe për pasojat që mund të ketë Kosova, nëse nuk i pranon propozimet.
“Nëse Prishtina nuk dëshiron partneritet, atëherë do të largohet nga aleanca me NATO-n, që vetvetiu është pasojë e madhe. Besoj se ata do ta njohin se ka edhe një pasojë që e kam theksuar se kthimi i shpinës ndaj propozimit evropian do të thotë kthimi i shpinës ndaj BE-së. Këtu janë edhe Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA-të. Ne, si miq të tyre, i inkurajojmë të koordinohen me ne dhe të vijë deri te stabiliteti rajonal. Fillimisht patjetër duhet të ulen tensionet, kjo do të thotë se kryetarët nuk do të tentojnë t’i shfrytëzojnë ato ndërtesa të komunave dhe policia e Kosovës të tërhiqet nga ndërtesat. Por, edhe demonstruesit se do të largohen nga ato lokacione dhe nëse do të ketë zgjedhje të reja, serbët do të duhet të dalin në to pa kurrfarë parakushtesh.”, - deklaroi i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Escobar: Nuk i kam vendosur Kurtit afate
Escobar njëherit theksoi se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ai ka mohuar se i ka vendosur afate Kosovës.
Escobar ka thënë se kryeministrit Kurtit nuk i ka dhënë asnjë afat, ajo që ka kërkuar në Prishtinë është – pyeta se cilat janë hapat e mëtejshëm.
“Miroslav Lajçak dhe unë që pas kësaj vizite duhet të dorëzojmë raporte. Shtëpia e Bardhë po kërkon që unë t’i jap informacionet e fundit të së premtes për atë që po ndodh dhe Lajçak duhet t’i raportojë Josep Borellit se çfarë po ndodh.”, ka theksuar Escobar.
Qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe i dërguari i BE-së, Lajçak, të cilët në Beograd udhëtuan nga Prishtiuna ku kanë takuar kryemisntirin Kurti dhe presidenten Osmani, të cilët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat veriore të Kosovës, por kanë kërkuar garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi nuk do të ndërhyjë për t’i penguar serbët që të votojnë. (Gyltene Sinani, TVM2)
