Takim në Rektoratin e UCM-së për Ligjin për arsim të lartë

24.02.2015 10:21

Në Rektoratin e Universitetit të Shkupit sot nga ora 14 është caktuar takimi i dytë i grupit të punës për arsim të lartë, i përbërë nga përfaqësues nga të gjithë palët e involvuara - Universiteti, Qeveria dhe MASH-i, dhe plenumet e Studentëve dhe Profesorëve...

Në takimin e parë zyrtar të enjten, i cili zgjati pothuajse pesë orë, u konkludua që grupet e punës me përfaqësues nga Universiteti, duke i prëfshirë edhe Plenumin e studentëve dhe profesorëve, dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për 30 ditë të përgadisin analizë për gjendjet dhe në bazë të saj të definohet koncept për përpunim të tekstit ligjor për arsim të lartë.

Ministri Abdilaqim Ademi dje në deklaratë për mediat nuk saktësoi se nëse në koncept do të mbetet si ide provimi shtetëror.

"Për momentin nuk do të doja të ndërhyjë në esencën e konceptit, sepse atë do të duhet ta përgadisin grupet e punës. për mua, si ministër, dhe për Qeverinë, është shumë e rëndësishme që veçmë ka dialog konstruktiv midis të gjithë palëve të inolvuara në arsimin e lartë", tha Ademi.