Botë

Tiranë, arrestohet Vangjush Dako

07.06.2023 16:54

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u arrestua këtë të martë me urdhër-arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Posaçme...

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u arrestua këtë të martë me urdhër-arrestin e lëshuar nga Prokuroria e Posaçme, për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dy raste. Bashkë me Dakon, prokuroria nxori urdhër-arrest edhe për 9 zyrtarë të tjerë. Ish-kryebashkiaku i Durrësit ra në pranga pas hetimeve për zbardhjen e lejes së ndërtimit të një pallati në Durrës thuajse dy vjet pasi ishte ndërtuar, si dhe tenderin e ndërtimit të një shëtitoreje në zonën bregdetare.
 
Pas tre orëve takim në ambientet e policisë së Tiranës, avokati i Vangjush Dakos ka sqaruar publikisht edhe akuzat.
 
“Për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist reagoi edhe kryeministri Edi Rama, krenar që për herë të parë në Shqipëri po goditen njerëz të lidhur me pushtetin.”, - theksoi avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili.
 
“Ish-kryebashkiaku ka qenë disa herë i akuzuar nga opozita për përfshirje në tjetërsimin e rezultatit të zgjedhjeve në Durrës. Ndërsa, në korrik 2019 ish-kryebashkiaku  u vendos në listën e personave “non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.”, - u shpreh kryeministri, Edi Rama.
 
LULJETA NDOKA