Punëtori rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale të të huajve

24.02.2015 10:23

Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot dhe nesër në Shkup organizojnë punëtori rajonale për mbrojtjen e të dhënave personale të të huajve...

Punëtoria mbahet me mbështetje nga Drejtoria e përgjithshme për zgjerim, ndërtim të institucioneve, TAIEX - drejtësi dhe punë të brendshme.

Qëllimi kryesor është që të pranohen praktikat më të mira nga vendet-anëtare të BE-së në këtë pjesë të jurispodencës për azil dhe migrim, posaçërisht duke u përqëndruar në aspektin e mbrojtjes së të dhënave.

Punëtoria shikohet si mundësi që në një vend të mblidhen përfaqësues nga ministritë e punëve të brendshme dhe nga organet për mbrojtjen e të dhënave personale në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia të cilët punojnë në sferën e ailit, refugjatëve dhe çështjet e migrimit dhe mbrojtjen e të dhënave.

Krahas Maqedonisë në punëtori do të marrin pjesë edhe përfaqëssues nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Kroacia, Serbia, Polonia, Turqia dhe Kosova.