Maqedoni
Shaqiri në Tetovë, vizitë në shkollën profesionale “Mosha Pijade”
07.06.2023 17:11
Në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Pijade” në Tetovë, për vizitë ka qëndruar ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri...

Në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional “Mosha Pijade” në Tetovë, për vizitë ka qëndruar ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, i cili paralajmëroi se shumë shpejtë do të ketë investime në objektin shkollor, por edhe ne kabinetet e punës praktike. Shaqiri tha se mjetet kanë qenë të siguruara, por mos investimi në këtë Qendër Rajonale për Arsim Profesional, ndër vite, e arsyeton me ndryshimet e planit urbanistik.
“Është një ndër tre qendrat rajonale, ku mjetet janë siguruar, por ka më pak investime të realizuara, por jo për çështjen e Ministrisë për mos adresuar fajin, por as te drejtoria, e as te komuna, por kemi pas një ndryshim të planit që drejtoria e shkollës e di, kemi pasur një ndryshim për miratim të planit urbanistik, para një periudhe kohore, plani urbanistik i kësaj shkolle është bërë dhe e gjithë dokumentacioni është dorëzuar, nuk flitet për investim kapital që duhet fillojë, por është mbi 200 milion denarë, përveç në objektet e kësaj shkolle duhet të investohet edhe në kabinetet e kësaj shkolle.”, - theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
I pyetur se përse Bllok dotacionet ende nuk kanë arritur në Gjimnazin e Tetovës, Shaqiri thotë se në bazë të ligjit, të gjitha Bllok donacionet janë leshur. Ai kërkon nga inspektorati i Ministrisë së Financave që të bëjë kontroll komunës së Tetovës dhe të sheh se a ka keqpërdorime apo jo.
“Po me të njëjtin gjimnaz kam komunikuar me drejtoreshën, nuk është e vërtetë që ne në bazë të metodologjisë i kemi obligim ligjor që të transformojmë mjetet në komuna. Po në të njëjtën shkollë, përveç Bllok dotacioneve që janë në bazë të nxënësve ka mënyra të ndryshme të vlerësimit dhe kontrollit në shkollat fillore dhe ka mënyrë të ndryshme në shkollat e mesme. Unë kamë marrë kompetencat vetëm për çështjen e drejtorit, nuk kamë marr kompetenca dhe nuk dua që të shoh në nivel komunal marrjen e kompetencave për të gjitha punët. Çdo lloj Bllok dotacione nuk është për drejtoreshën, janë për programe, për nxënësit dhe shkollën. Pres nga Ministria e Financave në qoftë se ka keqpërdorim nga ana e kontrollit financiar që duhet bërë nga ana e inspektoratit nga ministria e financave për të parë a ka një keqpërdorim nga ana e Komunës, pasi ne si ministri në bazë të një metodologji për çdo shkollë të mesme dhe fillore në çdo vend kemi një metodologji ku transferohen mjetet.”, - u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.
Nga komuna e Tetovës thonë se deri sa në krye të Gjimnazit të Tetovës është drejtoresha që nga Komuna e Tetovës ka padi penale për keqpërdorime të mjeteve financiare dhe e ka dëmtuar buxhetin e shkollës, ne si komunë nuk mund të rrezikojmë që të lëshojmë bllok dotacione, shkaku i mallverëzimeve që mund të bëhen nga ana e drejtoreshës.
VISAR SADIKI
