Botë

Shembja e digës në Kherson, mijëra njerëz të evakuuar

07.06.2023 17:33

Mijëra njerëz janë evakuuar pas shembjes së digës, Nova Kakhovka, në rajonin Kherson...

Mijëra njerëz janë evakuuar pas shembjes së digës, Nova Kakhovka, në rajonin Kherson, ndërsa deri tani disa persona llogaritën si të zhdukur. Niveli i ujit është  rritur  me 12 metra, ndërkohë Ministria e Bujqësisë e Ukrainës me parashikime se fushat mund të shndërrohen në shkretëtirë.
 
“Qëndroja atje duke shpresuar se do të mbetem. Por, uji filloi të vërshojë me forcë të madhe. Djali im mori hua një varkë nga fqinjët dhe ne dolëm me të.”, - tha një qytetar.
 
“Rusët me siguri kanë goditur digën pa u menduar. Janë shumë jonjerëzor.”, - u shpreh një qytetarë tjetër.
 
Kievi dhe Moska vazhdojnë të hedhin fajin për shembjen e digës që furnizon Krimenë me ujë dhe elektranën bërthamore në Zaporozhje. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, pishina për ftohje  e centralit ka furnizime për disa muajsh.
 
“I kërkova drejtorit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të dënojë aktin e terrorizmit rus dhe të maksimizojë përpjekjet për çlirimin e elektranës. Ne gjithashtu ramë dakord që ai të vizitonte Ukrainën. Vetëm çlirimi i plotë i tokës ukrainase nga okupimi rus do të garantojë se akte të tilla terrorizmi nuk do të përsëriten kurrë.”, - deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky.
 
Sulmin e kanë dënuar nga BE-ja, ShBA-të dhe NATO, të cilët e konsiderojnë Moskën përgjegjëse. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar pasoja të rënda dhe afatgjate.
 
“Natën e 6 qershorit, regjimi i Kievit kreu një krim të paprecedentë, shkatërroi digën Kakhovka të hidrocentralit, e cila shkaktoi rrjedhje të pakontrolluar të ujit nga lumi Dnieper. Në të njëjtën kohë, udhëheqja e sekretariatit me siguri do të nxjerrë konkluzione të politizuara se gjoja të gjitha aktet kriminale janë rezultat i veprimeve ruse në Ukrainë. Ky është një devijim i papranueshëm nga parimi i objektivitetit dhe paanshmërisë nga neni 100 i Kartës së OKB-së.”, - theksoi përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasiliy Nebenzya.
 
“Ky regjim ka shpërthyer bombë për shkatërrim masiv të mjedisit, duke çuar në katastrofën më të madhe të shkaktuar nga njeriu në Evropë në dekadat e fundit. Rusia ka kontrolluar digën dhe të gjithë hidrocentralin për më shumë se një vit. Fizikisht është e pamundur të hidhet në erë nga jashtë, me granatime.”, - u shpreh përfaqësuesi i përhershëm i Ukrainës në OKB, Sergej Kislitsa. 
 
“Ne jemi të shqetësuar për njerëzit në zonat e prekura, të cilat nuk mund t'i arrijmë. Ne jemi operativisht të gatshëm për të lëvizur me konvojin dhe  personelin në zonat e kontrolluara nga Rusia në çdo moment.", - deklaroi zëvendëssekretari i përgjithshëm i Koordinatorit për Çështjet Humanitare dhe Ndihmën Emergjente, Martin Griffiths. 
 
Ndërkohë, kanë vazhduar luftimet edhe në frontet e tjera. 
GAZMEND KURTISHI