Ultrasit e Napolit ia kthejnë Spallettit timonin
Ultrasit e Napolit ia kanë kthyer trajnerit Luciano Spalletti....

Ultrasit e Napolit ia kanë kthyer trajnerit Luciano Spalletti timonin dhe CD-të që iu vodhën nga vetura e tij gjatë protestave në tetor 2021.
Trajneri italian, i cili ka vendosur të largohet nga skuadra napolitane pasi fitoi titullin kampion në Serinë A, për të kaluar një periudhë pushimi, nuk u përshtat mirë me tifozët në ditët e tij të para në Napoli.
Në tetor 2021, disa tifozë radikalë nga Napoli hynë në FIAT-in e tij Panda për t’i vjedhur timonin dhe disa CD.
“Do t’jua kthejmë, nuk duhet të largoheni”, ishte mesazhi që i lanë në vitin 2021.
Dy vjet më vonë Spalletti po largohet nga Napoli pa frikë, pasi fitoi “Scudetton” 33 vjet pas suksesit të fundit që i përkiste epokës së Maradonës.
Ultrasit, të cilët shkuan me kapuç në takimin me Spallettin, e mbajtën premtimin dhe ia kthyen atë që i vodhën trajnerit të tyre… i cili festoi me stil.
