Manchester City, klubi më i vlefshëm i futbollit në botë

07.06.2023 18:45

Sipas një hulumtimi nga Agjencia e vlerësimit të markës "Brand Finance"....

Sipas një hulumtimi nga Agjencia e vlerësimit të markës "Brand Finance", Manchester City është klubi më i vlefshëm i futbollit në botë me një vlerë prej 1 miliard e 562 milionë dollar.

Me këtë, City ka marrë vendin e parë nga Real Madridi, i cili qëndronte në krye të tabelës për 4 vitet e kaluara.

Real Madridi zbriti një pozitë duke u pozicionuar i dyti me 1 miliard e 513 milionë dollarë, ndërsa një klub tjetër spanjoll, Barlecona gjendet në vendin e tretë me 1 miliard e 425 milionë dollarë vlerë.