Ministri Poposki në takim të PBEJL-së në Tiranë
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, sot në Tiranë do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL)...

Siç paralamëruan nga MPJ-ja, pritet që Poposki të ketë fjalim dhe t'i prezantojë pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë lidhur me avancimin e bashkëpunimit rajonal, posaçërisht në formatin e PBEJL-së. Me rëndësi të posaçme është lidhja e rajonit përmes zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës, që do të nxiste zhvillim të rritur ekonomik, tregti dhe tërheqje të investimeve të huaja për të gjithë vendet e rajonit.
Në kuadër të takimit, në prezencën e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe sekretarit të përgjithshëm të RCC-së, pritet të nënshkruhet edhe Deklaratë e përbashkët kundër çfarëdo lloj aktesh të terrorizmit, njofton MPJ.
