Rebrov trajner i ri i Ukrainës
07.06.2023 18:48
Serhiy Rebrov është trajneri më i ri i kombëtares ukrainase të futbollit....

Serhiy Rebrov është trajneri më i ri i kombëtares ukrainase të futbollit. Lajmin e bëri të ditur Federata ukrainase e futbollit e cila njohtoi se ai në pankinën e kësaj kombëtare do të jetë deri në mbyllje të botërorit të vitit 2026.
Trajneri 49-vjeçar, zëvendëson trajnerin e përkohshëm Ruslan Rotan. Rebrov në pankinën ukrainase do të debutojë më 12 qershor në miqësoren me Gjermaninë, ndërsa ndeshja e tij e parë zyrtare si seleksionues do të jetë ajo me Maqedoninë me 16 qershor në Shkup.
