Maqedonia e Veriut punon me intenzitet të ulët
07.06.2023 18:50
Ekipi përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në futboll....

Ekipi përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në futboll, në përbërje jo të plotë po vazhdon të përgatitet për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024”, që do t'i luajë këtë muaj, kundër Ukrainës në Shkup dhe Anglisë në Mançester.
Në këtë përbërje përfaqësuesja e vendit po zhvillon nga një seancë stërvitje në ditë.
Sot ekipit në stërvitje iu bashkangjit Aleksandar Trajkovski.
Grumbullimi zyrtar i përfaqësueses së futbollit është parashikuar për 10 qershor, kur edhe pritet të vijnë të gjithë futbollistët e ftuar.
Në këtë grumbullim për shkak të lëndimit do të mungojë vetëm Valon Ethemi.
