Maqedoni
Parashikimi i motit
08.06.2023 08:38
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme....

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar shoqëruar me shtrëngata afatshkurtra e shkarkesa elektrike gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Lokalisht përgjatë relieveve malore reshje në formë breshëri.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11°C, deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 23°C deri në 30°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, paradite me diell dhe vranësira, pasdite në disa pjesë të luginës me reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 29°C.
