Botë

Osmani në takim ministror në koalicionin global në luftën kundër ISIS-it

08.06.2023 10:10

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Koalicionit global në luftën kundër ISIS-it në Riad, Arabia Saudite. Siç informon MPJ, takimi ministror është nën organizim të sekretarit amerikan të shtetit, Entoni Blinken dhe ministrit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.

“Ministrat e vendeve anëtare të koalicionit global do të diskutojnë për ISIS në Irak dhe Siri, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Afganistan dhe se si grupet e punës ballafaqohen me këto kërcënime.”, thuhet në kumtesë.
 
Në takimin e sivjetmë do të marrin pjesë përfaqësues nga 86 vende nga 5 kontinente, të cilat janë pjesë e Koalicionit.