Botë

Shpërthimi i digës Kakhovka, pamjet satelitore, një qytet i zhytur në ujë

08.06.2023 10:37

Shkatërrimi i digës Kakhovka ka shkaktuar përmbytje në disa zona përreth lumit Dnipro...

Shkatërrimi i digës Kakhovka ka shkaktuar përmbytje në disa zona përreth lumit Dnipro, duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Imazhet satelitore të publikuara në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë treguar se Oleshky, një qytet në bregun e majtë të lumit, është zhytur pothuajse tërësisht në ujë.
 
Zjarret kanë shpërthyer në zonën e pushtuar nga Rusia dhe njerëzit janë ankuar për humbje të energjisë elektrike. Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për thyerjen e digës Kakhovka, por ende nuk është e qartë se kush dhe çfarë e shkaktoi atë.