Maqedoni

Këshilli Gjyqësor konstaton dorëheqjet e Stefkovës dhe Gerasimovskit

08.06.2023 11:02

Këshilli Gjyqësor do të konstatojë dorëheqjet e gjyqtarëve, Mirjana Radevska Stefkova dhe Zoran Gerasimovski...

Këshilli Gjyqësor do të konstatojë dorëheqjet e gjyqtarëve, Mirjana Radevska Stefkova dhe Zoran Gerasimovski. Ata para kolegëve të Këshillit Gjyqësor do t’i sqarojnë dorëheqjet, ndërsa në seancë pritet të zgjidhet edhe zëvendësi i Selim Ademit.
 
Gerasimovski është gjyqtar i Apelit, ndërsa Radevska-Stefkova është gjyqtare supreme. Ata dhanë dorëheqjen dy ditë më parë, në një kohë kur organizatat joqeveritare kërkuan që Këshilli Gjyqësor të vetëshpërndahet, sepse cenon besimin në drejtësi me debatet e përditshme dhe mënyrën e vendimmarrjes. Këshilli Gjyqësor muajin e fundit ka qenë cak i kritikave negative nga ndërkombëtarët, pasi ish-kryetarja, Vesna Dameva u shkarkua nga posti i saj më 26 prill.