Maqedoni

Mësimi në shkollat e mesme përfundon nesër, filloristët mësojnë deri më 14 qershor

08.06.2023 11:24

Mësimi për vitin shkollor 2022/2023 përfundojnë nesër për nxënësit e shkollave të mesme...

Mësimi për vitin shkollor 2022/2023 përfundojnë nesër për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit e shkollave fillore do të punojnë edhe tri ditë deri në pushimet verore, dita e fundit shkollore për to është e mërkurë, 14 qershor.

Zgjatja e vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është bërë për shkak të zgjatjes së pushimeve dimërore për të kursyer energjinë elektrike për ngrohjen e shkollave, kështu që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në vend të 18 janarit filloi më 23 janar.