Botë
Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan
08.06.2023 11:48
Protestuesit serbë edhe sot kanë vazhduar tubimet e tyre para objekteve komunale në tre komunat veriore të vendit...

Protestuesit serbë edhe sot kanë vazhduar tubimet e tyre para objekteve komunale në tre komunat veriore të vendit. Autoblindat e Policisë së Kosovës në Zveçan dhe Leposaviq, për dallim nga ditët e mëhershme, kanë lëvizur dhe janë vendosur prapa ndërtesave të këtyre komunave. Nuk dihet arsyeja e ndërrimit të lokacionit të këtyre autoblindave dhe nëse ato sot do të lëvizin në drejtim të Mitrovicës.
Ushtarët e KFOR-it po vazhdojnë të qëndrojnë para objekteve komunale, ndërkohë që situata aktuale konsiderohet të jetë e qetë. Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës. Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe gazetarët.
