Kombëtarja: Kumanovari Aliji zëvendëson Balliun e lënduar

08.06.2023 11:53

Do të ketë një tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë...

Do të ketë një tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi Ivan Balliu nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida për shkak dëmtimi. 
 
Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë mbrojtësin me prejardhje kumanovare Naser Aliji. Ai numëron 13 ndeshje me Kombëtaren shqiptare. Aliji sot iu bashkëngjit ekipit kombëtar në stërvitje për të nisur përgatitjet për dy sfidat zyrtare.