Liga e Konferencës, West Ham fiton trofeun e dytë evropian

08.06.2023 11:55

West Ham është fitues i edicionit të dytë të Ligës së Konferencës duke mposhtur në limit të kohës 2-1 Fiorentinën..

West Ham është fitues i edicionit të dytë të Ligës së Konferencës duke mposhtur në limit të kohës 2-1 Fiorentinën, ndërsa golin e fitores në minutën e 90-të e shënoi Jarrod Boëen. Me këtë pas Romës, e cila triumfoi vitin e kaluar në Tiranë, skuadra angleze bëhet vetëm skuadra e dytë që ka fituar këtë trofe. Për skuadrën e  West Ham-it, ky është trofeu i tyre i ditë evropian, pas atij të Kupës së fituesve të kupave të fituar në sezonin1964/65. 
 
“Në fakt mendoj se dy vitet e fundit në futbollin evropian për West Ham kanë qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm. Jam shumë i lumtur, krenar për këtë arritje. Mua nuk më pëlqen shumë fjala legjendë, por do t'u përgjigjem disa pyetjeve tuaja dhe më pas, nëse harroj diç do të mund të më pyesni përsëri. Unë me të vërtetë kam qenë me fat që kam një grup të madh lojtarësh në ekip që më kanë mbështetur jashtëzakonisht shumë, ndonjëherë mund të ishte ndryshe. Ky është momenti bukur për tu cekur.”, tha David Moyes, trajner i West Ham.
 
Me këtë fitore skuadra angleze, për sezonin e ardhshëm ka siguruar një vend për në Liga Evropa. Nga ana tjetër mbrojtësi italian, Emerson Palmieri, ka shënuar një rekord në futbollin evropian. Ai ka shënuar emrin e tij mes fituesve të Ligës së Kampioneve, Ligës së Evropës dhe tashmë Ligës së Konferencës në karrierën e tij me klube. Italianët kështu në këtë sezone humbasin finalen e dytë në Evropë pas Romës, që u mposht nga Sevilla.