Messi i bashkohet Inter Miami
08.06.2023 11:59
Me një video të postuar nga skuadra amerikane Inter Miami në Tëitter është konfirmuar transferimi i Lionel Messit...

Me një video të postuar nga skuadra amerikane Inter Miami në Tëitter është konfirmuar transferimi i Lionel Messit. Messi do t’i bashkohet skuadrës së ligës MLS në SHBA pas largimit nga kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini. Megjithatë sulmuesi argjentinas, i cili njoftoi një transferim te Inter Miami, para se të shkojë përtej oqeanit ka folur për punën e Barcelonës për rikthimin e tij në klubin katalanas. Sulmuesi vuri në dukje se, me siguri, ka njerëz që nuk donin që ai të rikthehej në Camp Nou.
“Si dikur kishte nga ata që nuk donin që unë të qëndroja dhe kështu më duhej të largohesha. Ata besojnë se kthimi im nuk do t’i sjellë dobi klubit”, tha Messi për Mundo Deportivo.
Megjithatë bashkëkombasit e tij mendojnë se do ishte shumë më mirë Messi, të kthehej në shtëpinë e tij në Barcelonë.
"Do të kisha dashur që ai të shkonte në Barcelonë për shkak të mënyrës se si njerëzit e trajtojnë atë, më shumë se çdo gjë tjetër. Gjithashtu për vitet që kaloi atje, gjithashtu se si e ndihmoi klubi. Përveç kësaj, ai fitoi gjithçka atje. Të tjerët thonë, nuk ka vend si shtëpia jote.Je në shtëpi dhe ndihesh rehat. Por meqë është Messi, do të jetë rehat kudo që të shkojë, sepse kudo është pritur shumë mirë.", tha Matias Carrizo, banor lokal.
"Ne po marrim Lionel Messin? Sapo mbarova së shikuari Ted Lasso. Kjo gjë është e mrekullueshme. Mendova se po më tërhiqnin për këmbe sepse dikush më tha këtë. Unë kam qenë i habitur se sa i mirë është Ted Lasso. Por dua të them, kjo është fantastike. Mora një tjetër super yll. Emra të mëdhenj këtu në Miami, është mirë për kulturën që dëgjon, ashtu si ajo që po ndodhte Heat dhe Panthers .", tha Tua Tagovailoa, qendërmbrojtësi i Miami Dolphins.
Afati i dytë kalimtar në ligën MLS hapet më 5 korrik, që do të thotë se Messi nga ajo ditë do të jetë i gatshëm për lojë. Kujtojmë se kampioni i botës i vitit 2022 u largua nga Barcelona në vitin 2021 dhe nënshkroi një kontratë me PSG-në, së cilës i erdhi fundi në fund të sezonit aktual dhe u vendos që të mos rinovohej.
