Alban Bushi fton 8 lojtarë nga futbolli shqiptar

08.06.2023 12:00

Shqipëria U21 do të zhvillojë një miqësore përballë Bullgarisë U21...

Shqipëria U21 do të zhvillojë një miqësore përballë Bullgarisë U21. Dueli i programuar për datën 20 qershor (18:30), do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Trajneri i kuqezinjve, Alban Bushi ka publikuar listën e 22 lojtarëve të ftuar për këtë test miqësore. Ish-sulmuesi i njohur ka ftuar plot 8 lojtarë nga futbolli shqiptar. 
 
Tirana dhe Teuta përfaqësohen me nga dy lojtarë. Shqipëria U21 është pjesë e grupit E në eliminatoret e Euro U21 2023. Zvicra, Rumania, Finlanda, Mali i Zi dhe Armenia janë kundërshtarët e kuqezinjve të vegjël. Dy takimet e para në grup do të luhen në ditët e para të shtatorit. Përballë Armenisë U21 në transfertë (8 qershor) dhe katër ditë më vonë në shtëpi kundër Rumanisë U21.