Çekiçi i lirë në mbyllje të sezonit
08.06.2023 12:02
Lojtar i lirë pas 30 qershorit do të jetë edhe Endri Çekiçi. Mesfushori nuk ka rinovuar ende me klubin e Koniasporit në Turqi dhe pritet që në verë të ndryshojë destinacion...

Lojtar i lirë pas 30 qershorit do të jetë edhe Endri Çekiçi. Mesfushori nuk ka rinovuar ende me klubin e Koniasporit në Turqi dhe pritet që në verë të ndryshojë destinacion.
Në mediat turke është përfolur për një interesim të Trabzonsporit, por ende nuk ka asgjë konkrete. Ndërkohë në janar, pati edhe zëra për një kalim tek AEK-u në kampionatin grek, teksa pas 30 qershorit çdo gjë do të jetë më e qartë për pogradecarin, i cili përfundoi sezonin e dytë me fanellën e Konias.
