NBA, Denveri fitoi ndeshjen e tretë

08.06.2023 12:04

Basketbollistët e Denver Nuggets kaluan në epërsi 2:1 në finalet e NBA-së kundër Miami Heat...

Basketbollistët e Denver Nuggets kaluan në epërsi 2:1 në finalet e NBA-së kundër Miami Heat pasi fituan ndeshjen e tretë me rezultat 109:94 si mysafirë. Fitorja erdhi falë paraqitjes historike të dyshes Nikola Jokiq – Jamal Murray. Këta u bën dyshja e parë në histori të NBA që arrin “triple-double” me së paku 30 pikë secili. Jokiq e përfundoi ndeshjen me 32 pikë, 21 kërcime dhe 10 asistime, duke u bërë basketbollisti i parë në finalet e NBA që shënon të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime.
 
I jashtëzakonshëm ishte edhe Murray, i cili shënoi 34 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime. Te vendasit më i spikatur ishte Jimmy Butler me 28 pikë. Denveri nga loja kishte 51.2% goditje precize, ndërsa në kërcime kishin epërsinë 58-33. Ndeshja e katërt finale ne program është të premten mbrëma, ndërsa Denveri është vetëm dy fitore larg titullit kampion  të NBA-së.