Botë

Francë, azilkërkuesi plagosë me thikë 8 persona

08.06.2023 14:10

Sulm me thikë në Francë, plagosen 7 persona, 6 prej tyre janë fëmijë....

Sulm me thikë në Francë, plagosen 7 persona, 6 prej tyre janë fëmijë. Së paku 7 fëmijë dhe një i rritur kanë mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në Jug të Francës. Sipas raporteve, sulmuesi është një azilkërkues 45-vjeçar nga Siria.
 
Zyrtarët francez kanë njoftuar se së paku 7 fëmijë dhe një i rritur janë plagosur gjatë një sulmi me thikë që ndodhi në orët e paradites në një park në qytetin Annecy, në jug të vendit.
 
Sipas raporteve, fëmijët, shumica e moshës 3 vjeçare, kanë qenë në shëtitje me kujdestarët e tyre kur një person, papritur i sulmoi me thikë duke goditur së paku 7 prej fëmijëve. Ai tentoi të ikë nga vendi i ngjarjes dhe sulmoi edhe një person të moshuar, por pas kësaj, ai u plagos dhe u arrestua nga policët që gjendeshin në afërsi. Është bërë e ditur se dy prej fëmijëve dhe personi i moshuar janë në gjendje kritike.
 
Sipas raporteve, i arrestuari është një azilkërkues 45 vjeçar nga Siria. Ai momentalisht gjendet nën arrest, përderisa ende nuk dihen motivet e sulmit.