Maqedoni

Këshilli gjyqësor, konstatohet dorëheqja e dy anëtarëve gjykatës, Hanif Zendeli zgjidhet nënkryetar i Këshillit

08.06.2023 14:49

Këshilli gjyqësor ka konstatuar dorëheqjet e dy anëtarëve të tij, gjykatëses Mirjana Radevska Stefkova dhe gjykatësit nga Gjykata e Apelit...

Këshilli gjyqësor ka konstatuar dorëheqjet e dy anëtarëve të tij, gjykatëses Mirjana Radevska Stefkova dhe gjykatësit nga Gjykata e Apelit, Zoran Gerasimovski. Në elaborimin e dorëheqjeve të tyre, ata numëruan edhe marrëdhëniet e prishura me një pjesë të Këshillit, që paraqesin pengesë për funksionimin normal të këtij trupi.
 
“Erdha me ideologji të caktuar, por gjatë këtyre 9 muajve, u ballafaqova me disa mosmarrëveshje me një pjesë të anëtarëve të Këshillit gjyqësor. Duke pasur parasysh trazirat e fundit, besoj se duhet të jap dorëheqjen për arsyen e thjeshtë, besoj se do të jap një kontribut më të madh si gjykatës në Gjykatën e Apelit në një kohë kur të gjitha gjykatat janë të stërmbushura me lëndë, sesa si anëtar i Këshillit gjyqësor.”, - deklaroi ish-anëtar i Këshillit gjyqësor, Zoran Gerasimovski.
 
“Ka pasur disa momente divergjente gjatë marrjes së qëndrimeve në Këshillin gjyqësor. Mohimi i Këshillit gjyqësor t’i dërgojë shkresat te Gjykata Supreme pas ankesave të gjykatësve të shkakruar. Vlerësoj se Këshilli me atë që nuk zgjodhi gjykatës në Gjykatën Supreme për fushën penale, ndërsa zgjodhi gjykatës në Gjykatën e Apelit në Gostivar me mos respektimin e listës së renditjes dhe pa asnjë arsyetim është jo transparente. Seanca e 26 prillit ku u shkarkua kryetarja e Këshillit, që sipas meje ishte vendim joligjor.”, - theksoi ish-anëtarja e Këshillit gjyqësor, Mirjana Radevska Stefkova.
 
Pas dorëheqjes së Selim Ademit, me nëntë vota për dhe një kundër, Këshilli gjyqësor zgjodhi për nënkryetar gjykatësin, Hanif Zendeli.
 
“Sigurisht se do të mundohem që maksimalisht të kontribuojë që ta përmirësojmë gjendjen në Këshillin gjyqësor. Dua që gjerat të ecin, ashtu siç i ka hije një institucioni të lartë, siç është Këshilli Gjyqësor.”, - u shpreh nënkryetari i Këshillit gjyqësor, Hanif Zendeli.
 
Ndërkohë, edhe gjatë ditës së sotme, punonjësit e shërbimit profesional të Këshillit gjyqësor kanë vazhduar protestën me kërkesën për rritjen e shtesave në paga për 30 %.
 
FLORIJE KAMBERI