Maqedoni

OEM kundër ndikimit në sektorin privat, Azeski: Kufizohet pavarësia e subjekteve

08.06.2023 15:10

Oda Ekonomike e Maqedonisë ka dalë me një sërë kërkesash për autoritetet e shtetit...

Oda Ekonomike e Maqedonisë ka dalë me një sërë kërkesash për autoritetet e shtetit, ku njëra ndër to është edhe mospërzierja në punën e sektorit privat. Ata kërkojnë nënshkrimi e deklaratës e përbashkët, ku do të ketë marrëveshje mes shtetit dhe sektorit privat ku shteti të mbetet në nivel të rregullativave.  
 
“Ajo që po na ndodh neve me përzierjen e shtetit po e shkatërron biznesin. Nuk do të punoni të dielën, kaq do të vendosni marzhë, kaq do të paguani pagë minimale, gjatë veprimtarisë nuk do të keni afat prej 5 apo 10 viteve. Gjithçka bëhet që të kufizohet pavarësia e subjekteve, të cilët krijojnë  dhe në këtë mënyrë nuk mund të dalim nga kjo situatë.”, - deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski. 
 
Pengesë tjetër për biznesin janë edhe zgjedhjet e parakohshme, ku nga viti 2016 vendi gjendet në fushatë parazgjedhore dhe kjo ndikon që kompanitë mos të kenë një vizion se çfarë drejtimi ka shteti, thotë Azeski,  i cili  kërkon edhe  shfuqizimin e këshillave drejtues në ndërmarrjet shtetërore dhe zvogëlimin e trupave në 1.320 institucione. 
 
“Nga paratë që do të kursehet me shfuqizimin e të gjitha këshillave drejtues të kompanive shtetërore për të cilat nuk e di pse janë. Me reduktimin e organeve dhe trupave shtetërore në agjensionet, entet, byrotë dhe të ngjashme, të cilat për momentin janë  1.320 dhe 129 mijë të punësuar, do të kurseni dhe ato para do t’i japim për eksport.”, - theksoi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski. 
 
Gjithashtu, nga OEM kërkojnë që paratë që jepen për ndihmë kompanive, të jepen në mënyrë direkte nga buxheti i shtetit, e jo nëpërmjet “Bankës së Maqedonisë”, e cila i orienton pastaj kompanitë në bankat komerciale ku duhet të paguajnë provizione të larta. 
 
GAZMEND KURTISHI