Botë
Mësimi në shkollat e mesme përfundon nesër, filloristët mësojnë deri më 14 qershor
08.06.2023 15:28
Mësimi për vitin shkollor 2022/2023 përfundon nesër për nxënësit e shkollave të mesme...

Mësimi për vitin shkollor 2022/2023 përfundon nesër për nxënësit e shkollave të mesme, ndërsa nxënësit e shkollave fillore do të punojnë edhe tri ditë deri në pushimet verore, dita e fundit shkollore për ta është e mërkurë, 14 qershor. Zgjatja e vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore është bërë për shkak të zgjatjes së pushimeve dimërore për të kursyer energjinë elektrike për ngrohjen e shkollave. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, thotë se 1 shtatori do të na gjejë më të përgatitur. Tekste shkollore do të ketë, sepse nuk i kemi sfidat e vitit të kaluar. Ai potencoi se do të përpiqen që të ketë sa më pak gabime teknike në tekstet shkollore.
“Sa i përket teksteve me gabime, ju e dini që menjëherë për tekstin e historisë dhe shoqërisë, të gjitha shkollat morën udhëzime për vendet problematike në tekst, por më pas Komisioni, i përbërë nga më shumë se shtatë anëtarë, vendosi të tërheqë të njëjtën gjë. Sa i përket gabimeve teknike në tekstet shkollore, do të përpiqemi të gjejmë një mënyrë me autorët që të kemi sa më pak gabime teknike.”, - deklaroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Sqaroi se MASh po ndërmerr masa edhe për rastet e dhunë dhe përqeshjes nëpër shkolla mes moshatarëve. Gjatë muajit të kaluar kanë regjistruar dhe trajtuar 20 raste.
“Për mua është e rëndësishme që nga të gjitha ato 20 raporte, stafi profesional në të gjitha ato shkolla është thirrur në ministri, informacionet janë mbledhur dhe aty ku janë vërtetuar të dhënat, nga raporti janë marrë masa dhe nëse ka pasur nevojë janë njoftuar institucionet - qendrat për çështje sociale, MPB ose mësuesit dhe psikologët nëse nuk kanë vepruar. Me përfundimin e vitit shkollor ka më pak denoncime, por u bëj thirrje të gjitha shkollave, nëse kanë situata të tilla, t'i raportojnë gjatë pushimeve.”, - theksoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Shkup ndanë grante në 14 shkolla për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për fëmijët me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjuhë të ndryshme mësimore në territorin e RMV-së.
VLORA LATIFI STOPOJANI
