Maqedoni
Raporti vjetor i Antikorrupsionit, problematika në 13 sektorë, furnizime dhe punësime
08.06.2023 16:09
Furnizimet publike dhe punësimet në institucioneve shënojnë mangësi të shumta dhe shkelje të procedurave....

Furnizimet publike dhe punësimet në institucioneve shënojnë mangësi të shumta dhe shkelje të procedurave. Në raportin vjetor të komisionit Antikorrupsion theksohet se furnizimet bëhen me procedura dhe njerëz jokompetent, ndërkaq punësimet me ndikime partiake. Probleme janë shënuar edhe në miratimin e përshpejtuar të ligjeve, keqpërdorime në sektorin e shëndetësisë dhe arsim dhe zhvillimin e bizneseve lokale. Kritike paraqitet gjyqësori dhe policia.
“Si probleme kemi detektuar sistemin jo efikas për forcimin e integritetit në gjyqësor dhe prokurorisë publike, resurse të pamjaftueshme kadrovike, mungesë e sistemit për shpërndarjen automatike të lëndëve dhe mungesë e transparencës në punën e Këshillit të prokurorëve publik. Probleme janë detektuar edhe gjatë punësimit dhe avancimit në ministrinë për punë të brendshme.”, - deklaroi zëvendëskryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Katica Nikollovska.
Opozita kritikon gjyqësorin: Të hetohet energjetika
Nga 165 aktivitetet e parashikuara gjatë vitit 2022, vetëm 17 janë realizuar dhe vetëm 8 janë në shqyrtim e sipër. Nga VMRO -DPMNE thonë se angazhimi i ulët prej 10% për zbardhjen e krimit është si rrjedhojë e funksionimit joefikas të gjyqësorit.
“Raporti i “Transparency International” tregon se jo vetëm tek ne, por edhe i mbarë Ballkani Perëndimor njihet për nga rezistenca e ulët ndaj krimit të organizuar, si dhe vendet ngadalë përballen me këtë rrezik. Në Maqedoni, organe kompetente hapin raste të reja të korrupsionit, por këto hapa kërcënohen si pasojë e ndjekjes joefikase të hetimeve dhe përzgjedhjes së njerëzve pa integritet të njerëzve kyç në gjyqësor.”, - theksoi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Angelina Petkova.
Opozita kërkoi që hetimi i krimeve të iniciohet edhe në sektorin e energjetikës.
“Këtu duhet të shtojmë sektorë të caktuar, sikurse energjetika. Sipas raporteve të revizorit shtetëror kemi shkelje serioze dhe indikacione serioze për krim dhe korrupsion në kompanitë energjetike. Antikorrupsioni ta analizojë këtë dhe të propozojnë ndryshimin e kësaj strategjie me përfshirjen e sektorit të energjetikës.”, - u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov.
Sektorë më pak problematikë, sipas Antikorrupsionit janë puna dhe politika sociale, si dhe urbanizmi.
MERAL ISMAILI
