Maqedoni

Mexhiti: Jovev do të punojë si mjek dhe profesor

08.06.2023 16:28

Edhe përkundër reagimeve të shumta në opinion për shkarkimin nga pozita të mjekut, Sashko Jovev të Klinikës për Kardiologji...

Edhe përkundër reagimeve të shumta në opinion për shkarkimin nga pozita të mjekut, Sashko Jovev të Klinikës për Kardiologji, ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thotë se kjo nuk do ta bëjë atë të ndryshojë vendim. Ai thotë se Jovev, do të vazhdojë të punojë si mjek i kardiokirurgjisë. Ai do t'i përkushtohet më shumë pacientëve dhe punës.
 
“Profesori i nderuar ka mbështetjen time të plotë si mjek, si profesor për të kryer detyrat e përditshme të klinikës. Unë mendoj se jam shumë i qartë. Dhe në atë program të transplantit do ta konfirmoj atë që thashë dje, do të avokoj me ribalancimin që të rritet buxheti për programin e transplantit, që të jetë edhe më i suksesshëm. Për t'i dhënë një nxitje më të madhe dhe ne do të jemi këtu për të zhvilluar kardiokirurgjinë tonë shtetërore dhe mendoj se tashmë kjo temë është zgjidhur.”, - deklaroi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 
 
I pyetur nëse profesor Jovev e ka pranuar ofertën për të qenë këshilltar i ministrit, ai është përgjigjur se nuk kanë diskutuar.
 
“Nuk folëm, pimë kafe dhe siç ju thashë profesori i nderuar është miku dhe kolegu im i mirë dhe pas kësaj do të vazhdojmë të punojmë së bashku në Qendrën Klinike.”, - u shpreh ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 
 
Mexhiti, gjithashtu me rastin e 100 ditshit si ministër i këtij kabineti shpalosi masat dhe aktivitetet e ndërmarra nga kjo ministri. Ai tha se pas 100 ditë punë është edhe më i inkurajuar nga të gjitha sfidat dhe premton se do të përkushtohet për të siguruar cilësi më të mirë të shërbimeve dhe kushteve shëndetësore për pacientët.
 
SEDAT SELIMI