Milevski: Ukraina do ndryshojë sistemin e lojës

08.06.2023 16:39

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po vazhdon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024"...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut po vazhdon përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të “Euro 2024” që do t’i zhvillojë këtë muaj. Përzgjedhësi Milevski, po zhvillon seanca stërvitore edhe pse ende nuk e ka grupin të plotë. Kjo është dita e katërt e grumbullimit të Maqedonisë në prag të dueleve me Ukrainën dhe Anglinë. Trajneri Milevski, është i vetëdijshëm se Ukraina në Shkup do ketë një sistem të ri të lojës.
 
Ukrainasit do të drejtohen nga një trajner i ri, i cili do të ndryshojë sistemin e lojës, por tashmë jemi mësuar me ndryshime  për të mos thënë, na e vështirësojnë punën në përgatitjen e ndeshjeve. E tillë ishte situata  edhe para ndeshjes me Maltën. Por për ne gjëja më e rëndësishme është të jemi të fortë në seancat e ardhshme stërvitore. Edhe pse është fundi i sezonit, jam i sigurt se lojtarët kanë motiv dhe energji për dy ndeshje të tjera të forta.”, ka thënë seleksionuesi Milevski.
 
Maqedonia për momentin në grupin e saj ka 3 pikë nga  një ndeshje, përderisa Anglia ka pikët maksimale 6 nga dy ndeshje të luajtura. Kundërshtari i radhës Ukraina dhe Malta nuk kanë pikë të fituara.