Kosova “favorite” kundër Rumanisë
Kosova do të presë Rumaninë në ndeshjen e tretë eleminatore të Euro 2024....

Kosova do të presë Rumaninë në ndeshjen e tretë eleminatore të Euro 2024. Në 16 qershor në stadiumin e Prishtinës, Fadil Vokrri, “Dardanët” sfidojnë rumunët në një përballje që në letër mund të konsiderohet e barabartë për shkak të emrave që kanë në përbërje dy skuadrat. Nëse Rumania ka një histori më të suksesshme se Kosova, “Dardanët” gëzojnë reputacion më të madh momentalisht për shkak të emrave me peshë që ka në përbërje.
“Nuk mendoj se Kosova është ekip më i mirë se ne, por në duhet të japim gjithçka nga vetja për të fituar në Kosovë. Kanë futbollist që luajnë në ligat e forta evropiane. I kemi dy ndeshje jashtë ku mund të marrim katër pikë”, ka deklaruar për mediat trajneri rumun Edward Lordănescu.
Rumanisë për momentin mban vendin e parë me pikë të barabarta me Zvicrën pas 2 fitoreve ndërsa Kosova ka arritur të grumbullojë vetëm 2 pikë në po kaq ndeshje.
